Lecce ka kontaktuar Dinamon e Zagrebit për të siguruar shërbimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha në merkaton e janarit.
Me hapjen e merkatos së janarit ekipet italiane përfshirë Leccen kanë nisur punën për t’u përforcuar për pjesën e dytë të sezonit.
Gazetari italian, Gianluca di Marzio, raporton se drejtori i Lecces Pantaleo Corvino është duke e vëzhguar nga afër sulmuesin shqiptar, Arbër Hoxha, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Dinamon e Zagrebit.
Pas dëmtimit të Lameck Banda, shqiptari po vlerësohet si alternativa më e mirë për t’i besuar krahun e majtë të sulmit të Lecce-es.
Kujtojmë se Hoxha u transferua tek Dinamo Zagreb në janar të vitit 2024 për 1 milionë euro.
Hoxha doli nga moshat e ekipit të Prishtinës dhe pas aventurës së tij më disa ekipe të ligës kosovare, depërtoi në skenën e futbollit evropian duke luajtur për Slaven Blupo, Lokomotivën e Zagrebit dhe së fundmi me gjigandin kroat të Dinamos së Zagrebit.
Shifra e përfolur që Lecce mendohet se do paguajë për të siguruar firmën e Hoxhës është 1.5 milionë euro. Megjithatë nuk dihet akoma nëse ekipi kroat do jetë i gatshëm ta lejojë sulmuesin shqiptar të largohet në merkaton e janarit.
Top Channel