Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë një gafë gjatë vizitës së saj në Mitrovicë.

Gjatë ndalesës në kompleksin “Isa Boletini” në Boletin, ajo ngatërroi Gazmend Boletinin, stërnipin e heroit Isa Boletini, me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci.

“Mirëmëngjesi kryetar”, i tha Gërvalla, ndërsa Boletini reagoi menjëherë: “Jo, nuk jam kryetari, unë jam stërnipi i Isa Boletinit.”
E kuptuar në çast, Gërvalla u përgjigj me një ndjesë, “Ahh, më falni.”

Boletini më pas sqaroi se kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ndodhej brenda kompleksit, sipas KosovaPress.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA