Shqipëria është bërë pjesë e programit më të ndjekur në Itali, “Grande Fratello”, që moderohet nga Alfonso Signorini, një ndër figurat më të njohura e të dashura televizive në shtetin fqinj.

Mbrëmjen e të martës, në momentin më kulminant të spektaklit, ndërsa aktori Luca Galvani mendonte se u skualifikua nga gara, Signorini e ftoi të mendonte se çfarë mund ta priste atë.

Aktori aludoi për një rikthim në lojë përmes “shkëmbimit” në një tjetër spektakël simotër të GF Italia, siç ka ndodhur me të tjerë konkurrentë më parë.

Këtë herë, Signorini i “ofroi” Galvanit mundësinë për të udhëtuar drejt “Big Brother Vip Albania”. “Kemi sonte të pranishëm në studiot tona kolegët nga “Big Brother Vip Albania”, ndaj nëse do mund të shkosh aty”,- tha me humor Signorini.

Po me batutë ia ktheu edhe Galvani i cili njihet në shtëpinë e “Grande Fratello” veç të tjerash edhe për aftësitë e tij kulinare; “Nuk e di tamam se çfarë specialiteti kanë shqiptarët, por mund të bëj aty pasta me fasule. Shpresoj të m’i pëlqejnë.”

Mbrëmjen e djeshme, Producentja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Hoxha, ka postuar në Instagramin e saj disa foto gjatë një takimi miqësor me Alfonso Signorinin, për të cilin ka shkruar: “Së shpejti në Top Channel dhe Shqipëri”. Signorini dhe opnionistët e programit më të ndjekur në Itali, pritet të jenë së shpejti pjesë e një dokumentari të Top Channel, ku kanë folur mes të tjerash edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA