“Do të mbajmë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve”, Trump feston rezultatet për Senatin: Kemi senatorë shumë të mirë

06/11/2024 08:41

Donald Trump falenderoi të gjithë ata e votuan për t’i dhënë një mandat tjetër katër vjeçar në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në fjalimin e fitores nga West Palm Beach, ai foli për skuadrën që e ka shoqëruar gjatë muajve intensivë të fushatës.

“Duke fituar votën popullore ishte diçka shumë e këndshme, kemi një ndjesi të jashtëzakonshme dashurie, me njerëz të pabesueshëm që qëndrojnë krah meje. Kanë bërë rrugëtimin me mua dhe ne do t’ju bëjmë shumë të lumtur. Shpresoj një ditë të ktheni kokën pas dhe të shihni se votuat për këta njerëz”.

Trump u ndal te  rezultatet për Senatin, ndërsa u shpreh besimplotë se republikanët do të mbajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

“Kemi marrë sërish kontrollin e senatit dhe zgjedhjet në Montana, Nevada, Texas, Michigan, Komonwelth, dhe të gjitha rastet secili prej tyre që kemi fituar për senatorët, ishte garë shumë e vështirë. E jashtëzakonshme të shihje këtë fitore, kemi senatorë shumë të mirë dhe mendoj se do të mbajmë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA