24/12 18:45
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka mbërritur rreth orës 10:30 me orën lokale në hotelin ku do të mbahet takimi me shqiptarët në Selanik.
Rama ka zbritur nga makina dhe pasi është takuar me disa persona që ndodheshin jashtë ambienteve, është drejtuar për në sallën ku pritet të nisë takimi në orën 11:00 me orën lokale.
Në sallë ai është pritur me këngë e valle popullore, nga grupi i valltarëve i veshur kuqezi, mes tyre edhe vogëlushë.
Top Channel