Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor
Shtëpia studio Kadare Agolli nuk ju përket më familjeve të tyre, por kushdo mund të vizitojë nga afër hapësirat ku shkrimtarët kanë themelet e krijimtarisë, në zemër të Tiranës.
Bashkëshortja e kolosit të madh të letrave, Isamil Kadare, Helena Kadare në një intervistë për “Excluzive” në Top Channel, rrëfeu përjetime nga shtëpia e kthyer në muze.
“I pëlqente ai apartament, se u bë me shumë sakrifica. Kemi pasur marrëdhënie shumë të mira me ata në shkallën ku jetonim ne. Më tha mua ‘kjo s’është shtëpia jonë’, i thashë po pse? “se s’ka divanet”, thoshte. Priste të shihte shtëpinë për t’u jetuar. Nuk shko asnjëherë ta shikojë, vetëm kur e mbaroi. Ishte i mendimit “nuk është puna ima, është puna e atij që e ka marrë përsipër”. Kështu ndodhet edhe kur librin e tij “Prilli i thyer” u bë film nga një brazilian. Më kujtohet një letër e Besianës që e pashë kur vajta në shtëpi dhe aty thuhej “Mami me babin mbyllen gjithnjë në dhomë dhe ata thonë disa sekrete që ne nuk i dëgjojmë”. Pavarësisht se jeta jonë ishte e gëzueshme, lajmet ishin të tmerrshme. Kishte ngjarje të trishtueshme në sfond. Vepra e tij kryesore është shkuar para atij oxhakut. Ai nuk e ndryshoi kurrë sistemin e të shkruarit.
Ditarët s’kishte pse t’ia jepte shtëpisë muze. Një ditë e harroi çelësin, në shtëpi dhe më tha “lexove gjë”? “Jo” i thashë, por lexova. Do mërzitej, edhe unë u mërzita me ato që lexova. Kishte histori me vajza ruse.
Kur vinte Ismaili nga jashtë, merrte librat dhe i fuste ca në pallto, ca në valixhe.”, u shpreh Helena Kadare.
Top Channel