Vijojnë sulmet e përsëritura ruse në pikat strategjike/ Rusia godet një tjetër urë në Kiev, plagosen dy persona 04/10 08:55
Sipas qeverisë zvicerane, teksti i marrëveshjes midis Iranit dhe SHBA-së do të nënshkruhet të premten në Bürgenstock, pranë qytetit Lucernë.
Ceremonia për nënshkrimin e memorandumit do të zhvillohet në një hotel luksoz në kompleksin Bürgenstock Resort, i cili ndodhet në një mal me pamje nga Liqeni i Lucernës.
Zona është e vështirë për t’u aksesuar dhe konsiderohet e përshtatshme për masa të larta sigurie.
Ministria e Jashtme e Zvicrës tha për AFP se vendndodhja e takimit është propozuar nga ndërmjetësues nga Pakistani dhe Katari, si dhe është dakorduar nga SHBA dhe Irani.
Top Channel