Rezistenca ndaj antibiotikëve, shqetësimi i mjekëve për rënien e aftësisë së antibiotikëve

02/11/2024 12:18

Antibiotiko-rezistenca ka alarmuar mbarë botën për shkak se po humbin efektin dhe betejës së humbur ndaj mikroorganizmave. Madje pitet që UNESCO t’i marrë në mbrojtje si arma e vetme për të luftuar sëmundjet infektive.

Shkaku kryesor i vdekjeve deri më tani, më së shumti vijnë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare  dhe ato tumorale. Por pas disa vitesh shkaku kryesor pritet të jenë sëmundjet infektive.

“Ndaj komuniteti europian po i vlerëson si gurë të çmuar për të luftuar sëmundjet infektive pasi po shkojmë në situatë të njëjtë kur nuk ishte shpikur antibiotiku”, shprehet shefi i shërbimit të mikrobiologjisë, Andi Korraqi.

Shqipëria futet ndër ato vende me rezistencë të lartë të mikroorganizmave dhe baktereve ndaj antibiotikëve, pasi përdoren pa kriter, si në njerëz edhe në kafshë.

Mjeket thonë se shpesh u duhet të rekomandojnë antibiotikë, formulat më të fundit pasi nuk japin efekt 2 apo 3 antibiotikë të klasave të para që përdornin më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA