Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale, Kamala Harris zgjodhi që fushatën e saj të radhës ta bënte në Milëaukee, aty ku një tjetër personazh i njohur u ngjit në podium për të folur.
Pas Beyonce dhe Jennifer Lopez, një tjetër yll i muzikës iu bashkua fushatës së kandidates demokrate.
Bëhet fjalë për reperen e njohur Cardi B, e cila në fjalën e saj u shpreh se nuk kishte ndërmend të votonte për askënd, derisa dëgjoi fjalët e Kamalës.
“Bashkimi në këtë garë më ndryshoi plotësisht mendjen. Nuk kisha besim te asnjë kandidat… derisa ajo tha gjërat që doja të dëgjoja. Unë besoj në çdo fjalë që del nga goja e saj. Ajo është e pasionuar, është e dhembshur, ajo tregon ndjeshmëri dhe mbi të gjitha, ajo nuk është delirante”, tha Cardi B.
Pasi shprehu mbështetjen pas disa prej premtimeve të fushatës së Harris, duke përfshirë 25,000 dollarë ndihmë paradhënie për strehimin dhe uljen e taksave për amerikanët e klasës së mesme, Cardi B e ktheu vëmendjen te Donald Trump.
“Ai tha se do t’i mbrojë gratë, pavarësisht nëse ato duan apo jo”, u shpreh artistja, duke përmendur disa komente që Trump bëri këtë javë, të cilat u kritikuan nga fushata e Harris.
“Mbrojtja për gratë, veçanërisht kujdesi për shëndetin e nënës dhe mendor nuk është t’u thotë atyre se çfarë të bëjnë me trupin e tyre. Është t’i mbështesësh dhe t’u japësh kujdesin që u nevojitet për atë që zgjedhin të bëjnë me trupin e tyre”, përfundoi Cardi.
Top Channel