Zjarr në Llaman të Himarës, flakët favorizohen nga era. Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

23/09/2026 10:01

Një zjarr ka përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit, në Himarë.

Flakët janë shfaqur rreth orës 09:00 dhe, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në terren.

Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Janë duke u djegur shkurre, por dhe pemë që ka kjo zonë.

Top Channel