Prej dy javësh, në Durrës, ka nisur fushata e vaksinimit kundër gripit sezonal për mbrojtjen e gjerë të popullatës, veçanërisht për grupet e rrezikuara si të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë.
Qendrat shëndetësore po e ofrojnë vaksinën falas.
Deri tani janë realizuar 42% e 17 mijë vaksinave të planifikuara për Durrësin. Interesi i qytetarëve, veçanërisht të moshuarve, që kërkojnë të vaksinohen, po rritet çdo ditë.
Sipas mjekëve, vaksinimi është i rëndësishëm për të parandaluar komplikacionet te grupet më të prekura.
Vaksinimi do të vazhdojë edhe gjatë sezonit të dimrit dhe qytetarët mund të vaksinohen në qendrat shëndetësore pranë banesave të tyre. Ndërkohë, mjekët këshillojnë që të mos neglizhohet vaksinimi, për të shmangur shpërthimin e rasteve të rënda të gripit dhe për të ulur ngarkesën në sistemin shëndetësor.
Top Channel