Zbulohet dokumenti i bujshëm! “Feçori na urdhëroi të zbulonim vajzën që i shkoi në shtëpi infermieres së Enver Hoxhës, dhe i tha; Unë jam bija e…”

26/10/2024 12:22

Nga Dashnor Kaloçi

Grupi Operativ Special që u krijua menjëherë pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiu dhe zëvendësit të tij, Feçor Shehut, në mesin e muajit tetor të vitit 1982, në krye të të cilit ishte zv/ministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi, dhe si vartës të tij, Enver Zeneli e Hasan Ulqinaku, ndërmjet masave të tjera, siç ishin; studimi dhe analiza e një numër të madh dosjesh arkivore, që i përkisnin një periudhe të gjatë kohe, (1945-1982), u bëri thirrje dhe u kërkoi edhe disave prej ish-funksionarëve të lartë të udhëheqjes së PPSH-së dhe ish-kuadrove të lartë drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, oficerëve të Sigurimit të Shtetit, etj., që të jepnin me gojë apo shkrim, ato që ata dinin, apo kishin dyshime, lidhur me “veprimtarinë armiqësore”, të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, Llambi Peçinit, Mihallaq Ziçishtit, Llambi Ziçishtit, apo dhe personave të tjerë, me të cilët ata i kishte lidhur puna apo jo, gjatë periudhës që ata kishin shërbyer pranë asaj ministrie, apo në Degët e Brendshme në rrethe, në sektorin e Zbulimit Politik, pranë përfaqësive tona diplomatike të akredituara në shtete të ndryshme të botës, etj., etj.

Ndër ish-funksionarët e lartë të PPSH-së dhe kuadrot drejtuese e oficerët e Sigurimit të Shtetit, etj., që iu përgjigjën kësaj thirrje, duke dhënë dëshmitë e tyre me gojë apo shkrim pranë Grupit Operativ Special, ishin: Liri Belishova, (ish-anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të PPSh-së për propagandë, artin dhe kulturën), Nesti Kerenxhi, (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe ministër i Punëve të Brendshme), Xhule Çiraku (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Rexhep Kolli (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Zija Kambo (ish-gjeneral-major dhe komandant i Gardës së Republikës), Zoi Themeli (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Nevzat Haznedari, (ish-gjeneral-major dhe Kryetari i Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme), Hekuran Pobrati (ish-kolonel dhe oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit), Feti Smokthina (ish-kolonel dhe Komandant i Gardës së Republikës), Zylfi Saliu (ish-kolonel, oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit, kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe, e deputet i Kuvendit Popullor), Lelo Sinaj, (ish-oficer madhor dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit), Halil Zeneli (ish-kolonel i Sigurimit dhe kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe), Ilo Manushi (oficer madhor dhe shefi Drejtorisë së Kuadrit të Ministrisë së Brendshme), Xhemal Bejto Fasllia, (ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme), Ibrahim Kubati (ish-kuadër i lartë, i dënuar me burg politik, së bashku me të vëllanë, Ali Kubati, ish-nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, shok dhe miq të ngushtë të Myslym Ketës), Mark Dodani (ish-nënkolonel dhe oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit) etj., të cilat Memorie.al, i ka publikuar në numrat e kaluar.

Në vijim të publikimit të këtyre letrave, dëshmive dhe raport-informacioneve, të cilat janë me qindra dhe ndodhen në dosjen voluminoze prej disa mijëra fletësh, në ngarkim të ish-ministrit të Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu, e cila ndodhet në fondin e Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, në shkrimin e sotëm, po publikojmë një letër të ish-Punëtorit Operativ, Taras Kroi, (djali i shefit të kabinetit të Enver Hoxhës, Haxhi Kroi), dërguar Grupit Operativ Special, më datën 20 tetor të vitit 1982, ku ai i informon lidhur me disa ngjarje që ia ka dëgjuar nga eprorët e tij, ku ndër të tjera është edhe ajo që ka lidhje me Kostandina Naunin, e cila për vite me radhë, ka shërbyer si infermiere personale e Enver Hoxhës dhe gjithashtu e familjes së tij. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti që po publikojmë në këtë shkrim, së bashku me faksimilet përkatëse. /Memorie.al

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA