Virozat, 10 mijë raste në javë! Mesatarisht një i prekur për çdo familje, ISHP: Duhet të bëni vaksinën e gripit

20/10/2024 12:22

Virozat e shumta që qarkullojnë kanë rënduar situatën epidemiologjike në vend.

Pothuajse në çdo familje ka një të prekur prej tyre. Edhe në Institutin e Shëndetit Publik raportohen afro 10 mijë raste në javë me infeksione respiratore.

Drejtoresha e ISHP thotë se nuk është izoluar ende asnjë rast me virusin e gripit  ndonëse situata po mbahet nën monitorim.

“Ka një predominancë të virozave tek moshat 5 vjeç e lart”, tha Eugena Tomini-Dr. ISHP.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit publik u bën thirrje grupeve më në risk, siç  janë të sëmurët kronikë apo të moshuarit të bëjnë vaksinën e gripit sa ende nuk është vërtetuar se ka hyrë në vendin tonë.

“E mira është të bëhet tani sa nuk jemi prekur në mënyrë që të krijojmë mbrojtje”, u shpreh Tomini.

Nëpër qendra shëndetësore janë shpërndarë tashmë 280 mijë doza të vaksinës anti-grip.

Ndërkohë që në vend qarkullon edhe virusi i Covid-19 për të cilin pritet të mbërrijë një sasi vaksinash, pasi sasia që është gjendje ka skaduar, pasi qytetarët  kanë shumë pak ose aspak interes për ta aplikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA