Për herë të parë, Shqipëria miraton Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale
01/08/2026 10:17
Për herë të parë, Shqipëria miraton Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale.
Kryeministri EdI Rama, teksa ka ndarë një videomesazh nga ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, ku theksohet se hepatitet virale janë ndër shkaqet kryesore të cirrozës dhe kancerit të mëlçisë.
“Prandaj, eliminimi i tyre është një hallkë kyçe në luftën kundër kancerit, një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Objektivi ynë është i qartë: të parandalojmë infeksionet e reja, të sigurojmë diagnozën dhe trajtimin në kohë, të ulim rastet e cirrozës dhe kancerit të mëlçisë, duke shpëtuar më shumë jetë dhe duke përmirësuar shëndetin e qytetarëve”, thotë ministrja Sala.
Top Channel