Kosova feston në Prishtinë! “Dardanët” morën fitoren e tretë dhe ngjiten në kuotën e 9 pikëve

16/10/2024 13:01

Kosova siguroi fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Qipron me rezultatin 3-0, në duelin e dominuar totalisht nga “Dardanët”.

Një fitore spektakolare për përfaqësuesen e Franko Fodës, që ngjitet në kuotën e 9 pikëve në 4 ndeshje.

Një gol fenomeni ai i kapitenit Amir Rrahmani, i cili braktisi mbrojtjen për të zhbllokuar sfidën në minutën e 30-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, teksa në fragmentin e dytë “Dardanët” shënuan edhe 2 herë të tjera, me Krasniqin dhe Emir Sahitin në minutat 52 dhe 71.

Vlen të theksohet fakti se për Sahitin ky ishte goli i parë me fanellën e Kosovës. Futbollisti që aktivizohet me Hamburgun në Gjermani, u hodh nga stoli në minutën e 67-të në vendin e Zhegrovës.

Ndërkohë në 88-të, miqtë nga Qipro shënuan golin e nderit me Sotiriu, por goli u anulua për faull në sulm. Duelin e radhës Kosova do e luajë në transfertë ndaj Rumanisë në datën 15 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA