Kur Cristiano Ronaldo ishte në etapën e tij të dytë te Manchester United (2021-23), që rezultoi një dështim mund të kishte kaluar te Chelsea, por trajneri i asaj kohe i Bluve të Londrës, Thomas Tuchel nuk e deshi portugezin, që aktualisht është te Al Nassr, nën urdhrat e tij.

Sipërmarrësi amerikan Todd Boehly, ish Drejtor Sportiv i Chelsea për një periudhë të shkurtër, tentoi të sjellë Cristiano Ronaldon në Stamford Bridge në vitin 2022.

Sipas asaj që publikon ‘The Athletic’, në merkaton e tij të parë, Boehly u takua me Jorge Mendes dhe e tërhoqi ideja që të blente Cristiano Ronaldon që në atë kohë te Manchester United po përjetonte një periudhë të turbulluar me Djajtë e Kuq që e mbyllën kampionatin në vendin e 6.

Në atë moment Boehly pa mundësinë për të sjellë në Londër Cristiano Ronaldon, por ishte Tuchel që bllokoi gjithçka. Gjithnjë sipas ‘The Athletic’, trajneri gjerman që kishte fituar Ligën e Kampioneve një vit më para, në disa raste e shprehu qartë kundërshtimin e tij për çfarëdolloj marrëveshjeje me trajnerin portugez.

Top Channel