Aksident i pazakontë në aksin Levan-Pishporo/ Makina me shpejtësi ‘skëterrë’ merr para 36 krerë dhen

13/10/2024 21:26

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Pishporo në vendin e quajtur Qarr.

Një automjet ka përplasur 36 krerë dhen, të cilat kanë qenë duke kaluar rrugën.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor.

Sipas policisë, rreth orës 18:40, automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA