Egjipti akuzohet për sulme ajrore kundër forcave rebele në konfliktin në Sudan (fotot)

10/10/2024 17:42
Kreu i ushtrise rebele Hamdan Dagalo

Egjipti ka mohuar sot akuzat e kreut të paramilitarëve në konfliktin e Sudanit duke thënë se nuk është i përfshirë në përplasje.

Kreu i forcave rebele RSF në Sudan Mohamed Hamdan Dagalo tha se Egjipti është i përfshirë në sulmet ajrore ndaj grupeve paramilitare në zonën Jebel Moya, në jug të kreqytetit Khartoum, duke shtuar se “kishin përdorur bomba amerikane”.

Konflikti rëndë që ka marrë dhjetra mijëra jetë dhe ka detyruar miliona të zhvendosen,  nisi papritur në prill 2023, sipas raportimeve prej një konflikti mes kreut të ushtrisë Abdel Fattah al-Burhan dhe ish-ushtarakut Dagalo por arsyet e sakta mbeten të paditura.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë mes disa vendeve që akuzohen se furnizojnë me armë militantët rebelë, siç ka akuzuar në OKB ambasadori i Sudanit Al-Harith Idriss al-Harith Mohamed.

Në fillim të vitit një raport i OKB mbi konfliktin tha se kishte “prova të besueshme” se EBA kanë dërguar shumë herë armatime për forcat rebele në Sudan , duke kaluar nga veriu i Çadit fqinjë, por përfaqësues të emirateve mohojnë akuzat.

Sot kreu rebel Dagalo akuzonte se Egjipti ka furnizuar me dronë dhe trajnim ushtrinë e Sudanit, çka mohohej nga Kairo.

Zyrtarisht Egjipti bashkë me vende si SHBA e Arabia Saudite është përfshirë në organizimin e bisedimeve me palëve rivale për mbylljen e përplasjes.

Dagalo shtonte gjithashtu se me palën qeveritare janë përfshirë mercenarë nga Tigrai, Eritrea, Azerbaixhani dhe Ukraina.

Konflikti brutal në Sudan ka nxitur dhe përplasje etnike për të cilat fajësohet kryesit pala rebele.

Grupet e të drejtave kanë akuzuar gjithashtu forcat qeveritare për dhunë ndaj civilëve dhe goditje ndaj zonave rezidenciale.

Dagalo bënte gjithashtu parashikime të zymta për konfliktin që po shfrytëzohet nga forca të huaja: “Kjo luftë nuk do të mbarojë në një, dy apo tre vjet. Disa flasin për 1 milionë ushtarë, dhe shpejt mund të arrijë aty”, tha ai sipas rrjetit Al Jaseera.

FOTO GALERI
1/3
Emiratet e Bashkuara Arabe janë mes disa vendeve që akuzohen se furnizojnë me armë militantët rebelë, siç ka akuzuar në OKB ambasadori i Sudanit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA