Një 28-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë në Athinë. Rreth orës 22.50 të mbrëmjes së djeshme, policia ka gjetur në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës, 28-vjeçarin Denis Loka, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt.

Menjëherë është thirrur autoambulanca e cila e transportoi drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë.

Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezër, 17 dhe 19 vjeç, shtetas shqiptarë me dokumenta greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.

Autorët e dyshuar janë Enis Loka 17 vjeç, i cili ka marrë përsipër edhe aktin, ndërsa vëllai i tij Aleksandros Loka sipas dëshmisë së tij e ndihmoi në vrasje.

Ata janë shoqëruar në stacionin e policisë nga nëna e tyre dhe dyshohet se 17-vjecari është autori direkt dhe vëllai tjetër bashkëpunëtor.

Paraprakisht ka të dhëna se autorët dhe viktima janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Policia greke vazhdon hetimet për ngjarjen ndërkohë që janë sekuestruar dy thika të përdorura në krim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA