Spektakli më i madh i humorit, Portokalli, nisi sezonin e 42-të, në një shfaqje live për publikun që mbushi sallën të shtunën në mbrëmje.
Pas interesit të lartë dhe biletave që ishin shitur të gjitha, nën moderimin e Kiara Titos, Nevina Shtyllës e Salsano Rrapit dhe interpretimin e trupës së aktorëve, publiku ndoqi me entuziazëm për gati 3 orë shfaqjen e përgatitur me dëshirën për të dhuruar humor, por dhe mesazhe për problematikat e shoqërisë.
“Shumë na kishte munguar, mezi e prisnim të fillonte”
“Këndshëm, nuk kishim qenë ndonjëherë më parë”
“E kam parë nga ekrani, po live është komplet ndryshe”
“Shumë i bukur”
“Kiara yll”
“Na pëlqeu organizimi, Kiara më shumë, por i gjithë spektakli kishte shumë humor”
“Shumë mirë dolëm, u kënaqëm”- u shprehën spektatorët që panë shfaqjen live/
Me personazhet e preferuar ndër vite, role të reja dhe të ftuar specialë, Portokalli për vitin e 21-të me radhë, premton të bëjë bashkë të gjithë familjen çdo të diel në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.
Ndërsa për ju që doni të përjetoni emocionet e spektaklit live, biletat mund t’i blini në studiot e Top Media Arena Center ose në Kashar si dhe online në top-channel.tv.
Top Channel