Pasi Irani sulmoi me dronë Izraelin, vjen dhe reagimi i parë nga presidenti iranian.
Massoud Pezheskian deklaroi se breshëria e raketave mbrëmjen e kësaj të marte kundër Izraelit ishte “vetëm një shije e aftësive iraniane”.
Siç nënvizoi ai, sulmi me raketa ishte një “përgjigje vendimtare… ndaj sulmeve të regjimit izraelit. Ky veprim u ndërmor për të mbrojtur interesat iraniane dhe qytetarët e Iranit. Netanyahu duhet të kuptojë se Irani nuk është luftarak, por do të qëndrojë i vendosur kundër çdo kërcënimi. Kjo është vetëm një shije e aftësive tona.”
Më tej ai paralajmëroi Izraelin duke u thënë “Mos u përfshini në konflikt me Iranin”.
Ofensiva tokësore vjen pas disa orësh sulmesh izraelite dhe zjarri artilerie përtej kufirit.
Të paktën 95 persona u vranë në sulmet izraelite dje, duke shtuar një numër të vdekjeve prej më shumë se 1,000 që nga e hëna e kaluar. Një milion persona në Liban janë zhvendosur nga luftimet, tha kryeministri.
Top Channel