Po festonte një natë më parë, ish-futbollisti i Cagliarit gjendet i vdekur në hotel, ja detajet e para

30/09/2024 16:18

Andrea Capone, ish-futbollisti i Cagliarit, u gjet i vdekur në një hotel me një goditje në kokë pasi kishte festuar.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Capone ka kaluar një ditë duke bërë festë dhe më pas ka kaluar natën në hotel para se të gjendej i vdekur në mëngjes.

Policia, e cila nuk përjashton që ish-futbollisti të ketë pësuar infarkt, po heton shkaqet e vdekjes .

Andrea Capone, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2010, luajti gjatë gjithë karrierës së tij për Cagliari, Sora, Treviso, Vicenza, Grosseto dhe Salernitana.

“I gjithë Cagliari Calcio pranon me ankth dhe pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e Andrea Capone, i cili vdiq në moshën vetëm 43-vjeçare”, shkroi klubi italian në postimin e bërë, një ekip me të cilin Capone luajti 123 ndeshje dhe shënoi 12 gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA