Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
Deputetja Mimoza Kusari Lila gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se të shtatë pikat e propozuara nga presidenti Aleksandar Vuçiç cenojnë sovranitetin e Kosovës.
Moderatorja Sidorela Gjoni: A ju habiti ndonjë nga pikat dhe cila nga ato mund ta bëjë qeverinë tuaj të ulet të dialogojë?
Deputetja Mimoza Kusari Lila: Paralajmërimet e kësaj konference kanë qenë më dramatike dhe ndoshta më të errëta me pretendimet dhe synimet e Serbisë kundrejt Kosovës, mos harrojmë është i njëjti shtet që një vit më parë kreu sulm terrorist ndaj policisë dhe territorit të Kosovës.
Të gjitha pikat e Vu֛çiç janë pika që cenojnë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Në nëntor të vitit 2022 kur kishim tërheqjen e zyrtarëve serb në katër komunat në veri, ishte urdhri i Vuçiçit që bëri tërheqjen e tyre dhe tani kërkon po i njëjti në një disfatë totale që të ndodhë një realitet në veri në të cilin do të krijoheshin kushte për aneksimin e veriut apo për uljen në tavolinë për një status të ri të veriut.
Top Channel