Akuzat për drejtuesin e policisë në Shkodër, ‘trondit’ Karamuço: Ai është kërcënuar disa herë nga bandat! Dalja e përgjimeve do sjellë përplasje…

12/09/2024 21:24

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço paralajmëroi se bisedat e nxjerra nga ‘Sky ecc’ sot në Kuvend do të sjellin përplasje mes mandave.

Në një lidhje direkte në “Top Story”, Karamuço tha se ndërkombëtarët i dërgojnë bisedat për t’u hetuar nga SPAK dhe jo për t’u diskutuar në Kuvend.

Ai tha se drejtori i Policisë Shkodër për të cilin u fol sot në Kuvend, është kërcënuar nga bandat për shkak se ka goditur kultivimin e drogës.

Ervin Karamuço: Dua të saktësoj që ajo që ajo që është diskutuar sot, është totalisht e gabuar. Drejtuesi i parë Edmond Sulaj, në 2021 nuk ka qenë fare në asnjë lloj qyteti që i përket veriut të Shqipërisë. Në këto komunikime sky flitet për bandat e shkodrës dhe Lezhë. Ndërkombëtarët nuk i sjellin për ti diskutuar në parlament, por për t’i hetuar SPAK.  Ajo që po ndodh është se dikush nga funksionarët e SPAK po i nxjerr këto po bën një gabim të madh për të indimiduar funksionarët dhe për të hapur një përplasje bandash. Është sekret hetimor, ka një urdhër që të mos dilnin në media. Ka dalë nga SPAK, s’mund ta kishte policia sepse e implikonte ajo.

Do shkaktojë përplasje bandash se disa nuk e dinte mendimin e rivalit. Ai i thoshte tjetrit shkoni dhe vriteni, këto merren vesh nga këto biseda. Është e dyta herë që drejtori i Shkodrës sulmohet politikisht. Këtë vit ka asgjësuar 400 mijë rrënjë kanabis. Shkodra është kthyer në Palermo, për shkak të përplasjes së bandave për drogë. Është kërcënuar disa herë, ai nuk e pranon se nuk do të ngjajë viktimë. Nuk mundet dot që këtë person t’i themi je pjesë e pandave kur ai i ka hequr 400 mln euro bandave këtë vit. Në fund të muajit korrik patëm operacionin Plumbi i Artë 2, është bërë hetim i madh nga ana e SPAK. Janë pyetur drejtues e policisë dhe të BKH, arrestohet një person në një vend fqinj dhe ai ka të deklaruar që se ka marr informacionin nga policia, por nga brenda BKH-së.

Kodet janë, komunikimet janë. Ka 3-4 ‘Monda’ që kanë punuar në policinë e Shtetit në atë kohë, edhe në veri të vendit. Thashetheme bandash, shitet mend edhe për të treguar fuqi. Ka fluks të madh informacioni. Ka që nga muaji shkurt mars ka filluar hetimi dhe masat konkrete për disa prej plumbi i artë 2 ku kanë dalë funksionarë të shtetit për të cilët do të ketë masa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA