Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi ka zbuluar emrat të cilët janë zgjedhur nga votimi për organet e larta drejtuese të Partisë Socialiste.
Tashmë anëtarët e rinj të Kryesisë së PS-së do të jenë:
“Delegatët e Kongresit zgjodhën anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Ishin 156 anëtarë të rinj të asamblesë kombëtare të cilët në masën 85% të tyre anëtarë të rinj. Pra 135 uleshin për herë të parë në këtë Asamble. Asambleja e sotme, pas propozimeve të ardhura nga Kryetari i Partisë, votoi për Sekretariatin e Partisë Socialiste dhe anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Po ju bëj me dije se Sekretariati i Partisë Socialiste, ku konfirmohet propozimi i Kryetarit të Partisë.
Sekretar i Përgjithshëm, Blendi Klosi; Sekretar për Organizimin dhe Zgjedhjet, Damian Gjiknuri; Sekretar për Diasporën Zerina Bruçi; Sekretare për Programin, Milva Ekonomi; Sekretar për Rininë, Roi Bashaj; Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Romina Kuko dhe Sekretare e Gruas, Evis Kushi.
Përsa i përket anëtarëve të Krysisë të zgjedhur në mënyrë të barabartë pesë shoqe dhe pesë shokë, emrat e tyre janë, Albana Koçiu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla. Përsa i përket pesë shokëve, anëtarë të Kryesisë janë: Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduard Shalsi, Igli Hasani dhe Toni Gogu.
Këto janë 10 shokët dhe shoqet që do jenë pjesë e Kryesisë së Partisë Socialiste së bashku me Sekretariatin dhe drejtuesit politik të qarqeve do të përbëjnë Kryesinë e re të Partisë Socialiste e cila do të fillojë punën që nga dita e nesërme për të organizuar zgjedhjet dhe fushatën tonë zgjedhore. Natyrisht për të përgatitur dhe programin e Partisë Socialiste, vizionin Shqipëria 2030”, tha ai.
Top Channel