Nuk pranoi ta takonte në “BBV”, si janë sot raportet mes Sara Gjordenit dhe kunatës? E thotë troç motra e Bardhit

04/09/2024 14:47

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 3” festoi një ditë më parë ditëlindje, duke marrë qindra mesazhe urimi dhe dhurata.

Përmes fotove që publikoi vetë në rrjetin social “Instagram”, Sara zbuloi surprizën romantike të partnerit të saj, Bardhit, që e kishte mbushur shtëpinë me trëndafila të kuq dhe bizhuteri, ku ra në sy unaza me gur të çmuar.

Por, ndjekësit vunë re një tjetër detaj në ditëlindjen e Sarës, urimin e veçanta nga kunata e saj, Afërdita Idrizi.

Motra e Bardhit pranon se e ka gjykuar në fillim Sarën, por i la kërkuar më pas falje dhe sikurse tregon, tashmë raporti mes tyre është shumë i mirë.

“Shumë urime për njeriun dhe femrën më të fortë që kam takuar! Shumë urime për vajzën që unë fillimisht gjykova dhe prap ajo më fali. Shumë urime për vajzën që nuk e deshën dhe prap ajo nuk u ndal me vepra të mira! Shumë urime për vajzën që e gjuajtën me gur por bamirësitë e saj nuk pushuan së rështuri njëra pas tjetrës!

Urime për gruan e fortë që je dhe e shfaqe më së miri! Urime për gruan që ndryshoi familjen tonë! Shumë urime për nënën që po më bën hallën më të lumtur në botë! Të dua njeriu më i gjykuar në shoqëri po ashtu dhe më i drejti! Të bëhesh 100 e u shtofshin vajzat si ty”, shkruan ajo.

Kur Sara dhe Bardhi qëndronin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, aty ku nisën romancën e tyre, në një nga netët e spektaklit live, Afërdita hyri në shtëpi për të surprizuar Bardhin, por nuk pranoi të takonte Sarën, veprim që u komentua si refuzim nga ana e saj për lidhjen e çiftit, që tashmë po presin fëmijën e tyre të parë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA