“Po neglizhuam diasporën do dalim më keq se në 2017”, sekretari i PD debat në kryesi: Nëse nuk lirohet Berisha, më mirë të mos ekzistojmë

04/09/2024 23:32

Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha tha sot në mbledhjen e kryesisë se kjo forcë politike rrezikon të dalë më keq se në 2017 nëse nuk del në bazë të organizohet. 

“Kemi nënvlerësuar votën e Diasporës që janë 1.5 milionë. Ne me këto kushte do marrim rezultat më të dobët se në 2017. Këtu në këtë sallë askush nuk beson që ne fitojmë, të jemi realistë. Ose do dalim në bazë të organizohemi, ose PD në zgjedhje do dalë më keq se 2017. Të mos  mashtrojmë demokratët dhe veten”, tha Hoxha. 

Sipas tij “kërkova informacion nga të gjitha degët ku i kemi njerëzit në diaspore, sepse në kushtet që jemi askush në këtë sallë nuk beson që ne fitojmë pavarësisht qëndrimeve tona publike. Ne mund të marrim 1 milionë vota brenda por po harrojme që në 2025 janë dhe 1.5 milionë shqiptarë që votojnë jashtë, dhe ne nuk jemi aty ku duhet të jemi. Gjithashtu në primare diaspora të ketë të drejtën të zgjedhë kandidatët për deputet. Nëse nuk kthejmë fokusin kryesor lirimin e kryetarit të partisë, atehere kjo parti nuk meriton më të ekzistojë”. 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA