4 të arrestuarit për vrasjen e Egli Progës u përballën sot me gjykatën teksa jashtë dyerve të saj prisnin mes tronditjes së thellë me shpresën për drejtësi motra dhe familjarë të viktimës.

Në seancën e cila ka zgjatur më shumë se një orë prokuroria ka kërkuar masën arrest në burg për autorin nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia si dhe caktimin e masës detyrim paraqitje për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe dy të tjerët klientë që kanë qenë duke konsumuar kafe.

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë arrest në burg 29 vjeçarin Denis Meçe vrasësin e Egli Progës ndërsa ka caktuar masën e sigurisë Detyrim Paraqitje për tre te akuzuarit e tjerë për moskallëzim krimi.

Edhe pse në njoftimin zyrtar të policisë së Korçës Denis Meçe është arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje, organi i akuzës ka vlerësuar se nga hetimet e deritanishme vepra klasifikohet si vrasje nga pakujdesia. Por motra e Eglit dhe të afërmit thonë se kjo vrasje vazhdon të shoqërohet me shumë padrejtësi të tjera.

Burime nga prokuroria thonë se çështja është duke u hetuar në disa drejtime dhe një nga pistat është gjobëvënia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA