26/12 22:45
Qytetarët e Himarës i janë drejtuar kutive të votimit këtë të diel për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë, mes Vangjel Tavos dhe Petro Gjikurisë.
Sipas KQZ, sot numri i votuesve ishte 8333, ose 37.69% e totalit të 23.074 zgjedhësve në listë.
Ndërkohë, në zgjedhjet e shkuara të 14 maji, në Himarë votuan 7821 persona. Fredi Beleri mori 3840 vota, 19 vota më shumë se ish-kryebashkiaku socialist Jorgo Goro, i cili mori 3821 vota.
Tashmë kutitë e votimit janë duke u grumbulluar në KZAZ numër 88, për t’u numëruar pasi të jetë transportuar edhe kutia e fundit.
Top Channel