Nëndetësja Rostov-on-Don u fundos, pasi u godit në një sulm me raketa në qytetin port të Sevastopolit, njoftoi shtabi i përgjithshëm i Ukrainës.
Thuhet se ajo ishte një nga katër nëndetëset e operuara nga flota ruse e Detit të Zi, e aftë për të lëshuar raketa lundrimi Kalibr. BBC shkruan se deri më tani Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka komentuar.
“Shkatërrimi i Rostov-on-Don dëshmon edhe një herë se nuk ka vend të sigurt për flotën ruse në ujërat territoriale ukrainase të Detit të Zi”, tha shtabi i përgjithshëm në Kiev.
Zyrtarët në Kiev thanë se sulmi shkatërroi gjithashtu katër sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 që mbronin gadishullin, të cilin Rusia e aneksoi ilegalisht në 2014.
Zyrtarët e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar vunë në dukje shtatorin e kaluar se anija Rostov-on-Don ka pësuar dëme katastrofike në një sulm me raketa, ndërsa po i nënshtrohej mirëmbajtjes në një kantier detar të Sevastopolit.
Ushtria e Ukrainës tha se Rusia e riparoi më pas anijen me vlerë 300 milionë dollarësh dhe se kohët e fundit po testonte aftësitë e saj pranë Sevastopoli.
Top Channel