Zbulim i rëndësishëm nga epoka e mistershme e lashtësisë, gjenden monedhat e arit në Egjipt (Fotot)

30/07/2024 17:49

Vendvarrimet ku u gjetën objektet besohet se datojnë nga dy epoka të ndryshme të historisë së Egjiptit të lashtë.

Arkeologët thonë se kanë bërë një zbulim të rëndësishëm pas gjetjes së monedhave të bronzit dhe figurinave të arta në disa tuma të lashta.

Minsitria egjiptiane e antikitetit tha se grupi i ekspertëve zbuloi varret e rreth 60 njerëzve në qytetin port të Damietta, në veri të vendit.

Disa prej tumave datonin prej dinastisë së 26-të egjiptiane që daton nga viti 688 deri në 525 p.e.s. Ndërsa të tjera varre ishin më të reja dhe datonin nga epoka Ptolemaike e viteve 304 deri në 30 p.e.s., thuhet në deklaratë.

Arkeologët thanë se ajo që ishte e veçantë ishin figurina të vogla të arta të gjetura pranë varreve në formë “ba-bird”, që është zogu krahë të shtrira drejt dhe me kokë njeriu.

Imazhet përdoreshin asokohe në varret e periudhës së vonë Ptolemaike.

Ekspertët thanë se gjetën dhe figurina që përshkruanin syrin e Horus, zoti i lashtë egjiptian me kokë falkoi.

Figurina e statueta të tilla ishin të preferuara në Egjiptin e lashtë pasi besohej se kishin fuqi mbrojtëse, shkruan rrjeti Daily Express.

Thomas Faucher, drejtori i qendrës së studimeve të Aleksandrisë në Egjipt, i cili nuk ishte i përfshirë në kërkim, tha për rrjetin Live Science: “Zbulimi është domethënës, veçanërisht prej materialit të paktë studimor që kemi nga ajo periudhë.”

Zbulimi vjen në fakt vetëm disa muaj pasi studiuesit egjiptianë gjetën një tumë të lashtë të gdhendur në gur në nekropolin Saqqara, rreth 20 milje në jug të Kairos.

Vendvarrimi gjetur në janar datonte rreth 4500 vjet më parë dhe mbante trupin e një të rrituri  me një maskë m shumë ngjyra në fytyrë. Studimet e mëtejshme zbuluan se njeriu i varrosur quhej “Heroides”.

FOTO GALERI
2/3
Imazhet përdoreshin asokohe në varret e periudhës së vonë Ptolemaike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA