Miqësorja me Egnatian vendos fatin e yllit të Napolit, Antonio Conte i mbyll përfundimisht “derën” Osimhenit

28/07/2024 22:54

Viktor Osimhen nuk është prej kohësh në planet e Napolit, me sulmuesin nigerian që pritet të largohet nga 3-herë kampionët e Italisë.

Duket se goditjen e fundit e ka dhënë miqësorja me Egnatian, me Osimhen që nuk ishte as në stol për këtë takim.

Tashmë gjërat janë të qarta. Antonio Conte nuk e do 25-vjeçarin në skuadër dhe po bën çmos ta largojë menjëherë, në mënyrë që të afrojë Romelu Lukakun.

Për të duket se shumë afër është PSG, por negociatat për momentin janë të “ngrira”, teksa për Osimhen interesohet dhe Chelsea, por “Blutë” nuk duan të paguajnë shumën që kërkon Napoli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA