Mbetën të varura me kokë poshtë për 25 minuta për shkak të një defekti në një park lojërash, gjykata urdhëron dy dëmshpërblim 550 mijë dollarësh për dy adoleshentet amerikane Ashtu si shefi i saj Joe Biden, Kamala Harris është gjithashtu e njohur për gafat dhe fjalimet e saj “kaotike”.
Oratoria e saj është vënë disa herë në “diskutim”, për shkak të fjalive të pakuptima që ka shqiptuar.
Një nga rastet ka qenë edhe kur Harris ngatërroi Korenë e Veriut dhe Jugut. Harris kritikohet se ka një sens humori… në vendin dhe kohën e gabuar!
Gabimisht ajo tha se 220 milionë amerikanë vdiqën nga Covid-19, duke thënë me shaka se njerëzit e moshës 18 deri në 24 vjeç janë ‘me të vërtetë budallenj’.
Harris është e martuar me avokatin e LA, Doug Emhoff… Por siç shkruan sot në një artikull Daily Mail, ajo është përfolur edhe për një lidhje me demokratin e famshëm të Kalifornisë dhe kryetarin e parë me ngjyrë të San Franciskos Willie Brown, në vitet 1990, kur ai ishte 61 vjeç dhe ajo 31.
Sipas tabloidit britanik, ai i dha asaj dhe shtysën për të arritur karrierën që ka sot. “Po, unë mund të kem ndikuar në karrierën e saj duke e emëruar në dy komisione shtetërore kur isha kryetar. Dhe sigurisht që e ndihmova në garën e saj të parë për prokurore qarku në San Francisko”, tha Brown në vitin 2019 në moshën 86-vjeçare.
Por, më shumë se një dekadë më parë, vetë Donald Trump dhuroi mijëra dollarë për fushatën e rizgjedhjes së Kamalas, ndërsa ajo ishte prokurore e përgjithshme e Kalifornisë. Tani kandidati republikan këmbëngul se ajo do të jetë edhe më e lehtë për t’u mposhtur se Joe Biden, duke deklaruar: Ajo është kaq patetike.
Ai gjithashtu i ka vënë pseudonimin ‘Laffin’ Kamala Harris. Harris, ka qenë në krah të Biden që kur ai u zgjodh në 2020, dhe tani synon të bëhet femra e parë me ngjyrë që kryeson listën presidenciale të një partie të madhe në SHBA.
Top Channel