Emri/ U gjet i vrarë pranë “Vasil Shantos”, makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet identiteti i viktimës
20/10/2026 21:26
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në rrugën “Mihal Popi”.
Në foton e siguruar nga gazetari Eraldo Harlicaj, shihet viktima brenda mjetit, ndërsa makina shihet me dëme të shumta dhe xhamin e thyer.
Siç mëson gazetarja Dorjana Bezat, viktima është Ismet Habili, 46 vjeç dhe është qëlluar në lëvizje.
Top Channel