‘Syri i Tokës’ në Kroaci, burimi spektakolar që vendasit kërkonin të mbanin të fshehur (fotot)

20/07/2024 18:05

Në imazhet spektakolare shihet burimi famshëm i lumit Cetina (Izvor Cetine), fenomeni njohur gjithashtu si ‘karst’ dhe i mbiquajtur ‘Syri i Tokës’.

Prej detit Adriatik deri në malet Dinara, Kroacia është e mbushur me thesare natyrore për t’u eksploruar.

Një prej tyre është Burimi i lumit Cetina që ka qenë një sekret vendas për shumë vjet por tashmë fotografët me dronë vërshojnë aty për imazhet ajrore të fenomenit të rrallë.

Ky burim uji të qartë sjell në sipërfaqe ujin e ftohtë të tokës nga lumi Cetina që rrjedh për 101 kilometra dhe njihet për ekskursionet e ‘rafting’ ose kalimet me zipline’ në rajonin e Dalmacisë.

Megjithëse duket si një trup i thjeshtë ujor, zhytësit që kanë eksporuar karstin kanë zbritur në një thellësi prej deri 155 metra.

Karst quhen fenomenet gjeologjike ku shkëmbi tretet për të formuar gropa të thella prej ujit të burimeve ose lumenjve.

Shembuj të tjerë të famshëm të tyre janë në Cenotes në Tulum dhe në gadishullin Yucatan në Meksikë.

Burimi i famshëm ndodhet në qytetin e Cetina, në jug të Kroacisë, rreth 80 kilometra larg qytetit Split, pranë kufirit me Bosnie & Herzegovinën.

FOTO GALERI
2/5
Karst quhen fenomenet gjeologjike ku shkëmbi tretet për të formuar gropa të thella prej ujit të burimeve ose lumenjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA