Deputeti socialist, Erion Braçe gjatë fjalës në mbledhjen e Komisionit Antikorrupsion tha se institucionet që luftojnë korrupsionin t’i nënshtrohen një reforme të thellë.
Ai thekoi se një pjesë e tyre janë korruptuar dhe nuk mund të pritet rezultat kur kanë 35 vite pa ndryshuar.
Braçe: E fundit ka të bëjë me korruptimin e antikorrupsionit. Një pjesë e rëndësishme e institucioneve që luftojnë korrupsionin duhet t’i nënshtrohen një reforme të thellë, kanë 35 vjet që nuk ndryshojnë, në strukturë, në funksione, për 35 vite të bësh të njëjtën gjë nuk mund të presësh rezultate të tjera, edhe nën vullnete politike një pjesë e tyre janë korruptuar.
Më besoni nuk ka gjë më të tmerrshme në vend se sa korruptimi i instrumenteve të antikorrupsionit, nëse bien dhe ato pastaj mund të pranojmë gjerësisht se s’mund të ketë betejë antikorrupsionit. Çlirimin e instrumenteve të antikorrupsionit dhe një imunitet që t’i japim për t’u mbrojtur nga korrupsioni.
Top Channel