“Gjyshin tënd e kanë vrarë grekët”, Shehi i kthehet Idrizit: Gjyshin tim e vranë shqiptarët në mes të oborrit

19/07/2024 08:44

“Gjyshin tënd e kanë vrarë grekët”, Shehi i kthehet Idrizit: Gjyshin tim e vranë shqiptarët në mes të oborrit

Gjatë një bisede mes Idrizit dhe Shehit, ky i fundit kujton se gjyshin e Idrizit e kanë vrarë grekët, ndërsa gjyshin e tij e kanë vrarë shqiptarët në mes të oborrit.

Idrizi: Njerëzit, shqiptarët që duan që ne të kemi marrëdhënie të mira me me Greqinë, po ju them që janë shqiptarët e Çamërisë. Ne duam që të kemi marrëdhënie të mira, që të kthehemi në shtëpitë tona, prandaj ne marrim iniciativa të tilla që çështje të tilla të zgjidhen. Ne çfarë po bëjmë, po kërkojmë paqe duke hequr ligjin e luftës, ne po kërkojmë të që të ulemi në tavolinë edhe për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.

Shehi: Unë e gjykoj gjakftohtësish. Për shembull gjyshin tënd e kanë vrarë grekët edhe është normal, por gjyshin tim e kanë vrarë shqiptarët në mes të oborrit.  Unë Çfarë duhet të bëj?

Idrizi: Kjo është një çështje tjetër.

Shehi: Nuk gjykojmë kështu politikisht pas 80 vitesh, do gjykojmë për gjëra të tjera.

Idrizi: Ne duhet të kemi marrëdhënie të mira, ne kemi qenë promotorë të një akti për përforcimin e marrëdhënieve të dy vendeve tona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA