Ndërron jetë turisti francez në ishullin e Sazanit, vuante nga probleme të zemrës
18/07/2024 11:43
Një turist francez në ishullin e Sazanit është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë
Turistit iu dha ndihma e parë nga pjesëtarë të bordit të skafit por dhe turistë dhe qytetarë të Vlorës të ndodhur pranë.
Francezi mësohet të jetë i moshës 38 vjeç, ndërsa vuante nga probleme të zemrës.
Ai ishte në Sazan me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën e vogël 6 vjeçe.
38-vjeçari është nisur urgjent drejt Spitalit të Vlorës, gati pa shenja jete.
Mungesa e ndihmës së shpejtë, prezenca e një mjeku apo një qendre kujdesi në këtë zonë turistike, rrit riskun e asistimit për ndihmë mjeksore.
Ndërkohë mësohet se turisti ka shkuar pa jetë në spitalin e Vlorës.
Top Channel