
25/02 11:03
Ende pa trofe për Harry Kane, “i mallkuar” si Anglia e tij.
Kapiteni i Tre Luanëve duke folur për ITV , komentoi humbjen e skuadrës së tij në finalen e Euro 2024 kundër Spanjës duke thënë se është një humbje e vështirë për t’u pranuar.
“Është e vështirë të shprehet me fjalë se si ndihemi të gjithë në këtë moment. Ishte një ndeshje e vështirë. Ne bëmë mirë që u rikthyem në lojë, por u përpoqëm të ndërtonim mbi këtë. Një gol në fund është vërtet i vështirë për t’u pranuar”, tha ai.
Sulmuesi i Bayern Munichut shton: Në pjesën e parë luftuam. Nuk mundëm të ruanim topin. Pjesa e dytë ishte më mirë dhe shënuam gol.
Top Channel