Panik tek ukrainasit/ Aeroplani i Zelenskyt i shpëton sulmit me dron në Moldavi, ishte nisur drejt funeralit të mbretit norvegjez Harald V

09/09/2026 21:43

Aeroplani që transportonte presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Oslo për funeralin e Mbretit Harald  për pak u godit nga një dron ndërsa po ngrihej nga Moldavia, tha kryeministri norvegjez Jonas Gaard Støre.

“Aeroplani i tij për pak desh u godit nga një dron ndërsa po përgatitej të ngrihej nga Moldavia. Ky është realiteti që Zelensky po përjeton”, tha Støre në transmetuesin publik NRK.

Zelensky mbërriti në Oslo të martën në mbrëmje.

Stere nuk specifikoi burimin e informacionit të tij ose sa afër iu afrua droni aeroplanit të presidentit ukrainas.

Top Channel