20-vjeçari Thomas Matthew Crooks ishte vetëm 120 metra larg Donald Trump kur qëlloi me armë zjarri drejt tij teksa ai po mbante fjalimin në Butler, Pensilvani.
Sikurse duket e shpjeguar në foton e mëposhtëme, autori ishte zvarritur në çati sipas dëshmitarëve, të cilët e panë atë pak minuta para se ai të qëllonte drejt Trum, duke e kapur atë në veshin e djathtë.
20-vjeçari ishte një votues i regjistruar republikan. Incidenti po hetohet si atentat, sipas njoftimeve të mediave, dhe mund të intensifikojë dhe komplikojë më tej garën presidenciale. Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim. Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret.
Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre.
Top Channel