Shkëndija “thyhet” në fund, mundet me dy gola nga armenët në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës

11/07/2024 19:59

Shkëndija e Tetovës është mundur me rezultatin 2-0 në Armeni kundër Noah, në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut arriti të ruante rrjetën e paprekur, deri në minutën e 81’, ku u ndëshkua nga Gregorio. Gjërat shkuan dhe më keq për kuqezinjtë e Tetovës, të cilët u ndëshkuan dhe në minutën e 90’ nga Miljkovic.

Kështu gjërat bëhen më të vështira për Shkëndijën, e cila do t’i duhet të përmbysë rezultatin në sfidën e kthimit javën e ardhshme, që do ta luajë në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA