Panairi i Librit në Lajpcig/ Shqipëria prezantohet me temën “Kur historitë na ligjin”, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:23
Zbulohet një tjetër varr monumental në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias, një dëshmi e gjallë e ekzistencës së qytetërimeve të lashta ilire dhe një vlerë e shtuar e trashëgimisë e historisë sonë, që shumë shpejt do të jetë pjesë e tureve e guidave turistike.
Gërmimi arkeologjik u bë nga një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, të cilët zbuluan dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë, ndërkohë që po hartojnë edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin e gjetur.
Top Channel