Rama dhe Osmani takohen në Uashington! Presidentja: Koordinojmë përpjekjet që Kosova t’i bashkohet NATO-s

10/07/2024 12:53

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës janë takuar në Uashington, aty ku po zhvillohet Samiti i NATO-s,

Në një foto të publikuar nga Osmani, ata shihen të buzëqeshur, të ulur në një tryezë të rrumbullakët,

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, ka shkruar Osmani.

Samiti vjetor i NATO-s, që do të zgjasë deri më 11 korrik, përkon me 75-vjetorin e themelimit të saj dhe zhvillohet derisa lufta në Ukrainë vazhdon.

Në Samitin e Uashingtonit, udhëheqësit e NATO-s do të trajtojnë një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca dhe do të sigurojnë që NATO të mbetet e gatshme për t’iu përgjigjur çdo sfide.

Këtu përfshihet mbrojtja e të gjithë aleatëve, me stërvitje në tokë, në det dhe në ajër; ndihma për Ukrainën, e cila është ende nën pushtimin brutal të Rusisë; bashkëpunimi mes partnerëve, që përfshin Evropën, rajonin Indo-Paqësor dhe organizata të tjera, veçanërisht BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA