Shalqiri mbetet në arë! Fermerët e Imshtës: Nuk mund ta shesim nën kosto, rrezikojmë të falimentojmë!

06/07/2024 12:57

Zona e Imshtes në Lushnjë është një nga zonat ku prodhohet më shumë shalqi, pas Divjakës.

Por ndryshe nga vitet e tjera, fermerët ankohen se çmimi me të cilin po detyrohen të shesin është shumë herë më i ulët.

“Rritja e kostove është shumë e lartë, na çon në falimentim”-shprehen fermerët.

Ngrohja globale këtë vit ka bërë që disa shtete të cilët dilnin në prodhim pas vendit tonë të dalin me herët, dhe kësisoj uli ndjeshëm kërkesën nga Shqipëria.

Fermerët thonë se çmimet me të cilat po detyrohen të shesin nuk mbulojnë kostot e tyre duke i detyruar të mbajnë prodhimin në arë, e më keq akoma duke shtyrë shumë fermerë drejt falimentimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA