U plagos në operacionin ku humbi jetën Enea Mekolli, drejtori i Policisë viziton në banesë Edison Adrin: Sakrifica juaj nuk do të harrohet
Një përplasje ka ndodhur mes aktivistes Arvina Lleshi dhe deputetit të qarkut Fier, Erjo Mile.
Në videon e postuar nga vetë aktivistja, kjo e fundit i zë pritë deputetit dhe i drejtohet duke i treguar shenja dhune në krahun e saj, ku pretendon se i janë bërë nga policia gjatë shoqërimit.
Pjesë nga përplasja:
Arvina Lleshi: Shikoj pa shenjat e dhunës. Këto më janë bërë dje nga policia me urdhër të Luarasit dhe shefit tënd Edi Ramës. Çfarë ke për të thënë?
Erjo Mile: Më vjen keq.
Lleshi: Pse nuk reagoni publikisht kur dhunohen femrat? Çfarë mendimi ke ti? Si të vjen keq?
Mile: Nuk duhej të kishte ndodhur.
Lleshi: Zotëri, më janë bërë për shkak se kanë dhënë ata urdhër. Jam marrë forcërisht nga policia dhe civilët.
Mile: Më vjen keq.
Lleshi: Mos u justifiko, shko ngri zërin për të drejtat e njeriut dhe grave.
Mile: Patjetër, edhe për të gjithë komunitetin tim të Fierit. Unë mendoj që nuk duhet të perceptohet kështu.
Lleshi: Duhet t’ia thuash dhe Luarasit dhe Ramës këtë.
Mile: Unë po flas si njeri që njihemi.
Lleshi: E di që njihemi, por duhet të reagosh për të gjithë qytetarët, jo vetëm për mua.
Mile: Unë nuk mendoj që dhuna është zgjidhje për asgjë.
Lleshi: Do e vendosë gjykata për mua.
Mile: Ti ke mendimin tënd.
Lleshi: Do japësh dorëheqjen, do bashkohesh me popullin. Po ty s’të lë bela, se bela të futi ty.
Mile: O Arvina, ne të dy njihemi. Ana tjetër ka një gjë. Me bo politikë me atë.
Lleshi: Po kërkoj të drejtën time.
Mile: Unë njerëzit që njoh personalisht nuk i nxjerr në media.
Lleshi: Unë do të nxjerr se ti je deputet, nuk të kam komshi.
Mile: Fakti që mendoj ndryshe nga ti nuk do të thotë që e kam gabim.
View this post on Instagram
Top Channel