Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike edhe gjatë ditës së enjte.Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa në orët e mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave përgjatë relieveve malore.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), në zonat malore vranësirat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 10 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë, duke ruajtur përgjithësisht kushte të qeta.

Në përgjithësi, dita e enjte pritet të karakterizohet nga temperatura të larta deri në 36 grade celsius në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore temperaturat do të jenë më të freskëta dhe me mundësi për reshje të izoluara gjatë mesditës.

Top Channel