Donald Trump është bërë viral në rrjet, pas publikimit të një videoje të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ofendon Joe Biden dhe Kamala Harris.
Gjatë një bisede me stafin e tij, ai e quan presidentin e SHBA-së një grumbull të vjetër mbeturinash dhe se po tërhiqet nga gara për kandidaturën për mandatin e dytë.
“Ai po tërhiqet nga gara. E nxora prej saj dhe kjo do të thotë se tani kemi Kamala-n”, dëgjohet të thotë Trump. “A mund ta imagjinoni këtë djalë duke negociuar me Putinin dhe presidentin e Kinës që është një njeri i fuqishëm, një njeri shumë i ashpër?”, pyet me ironi ai anëtarët e stafit të tij.
Sa i përket një zëvendësimi të mundshëm të Biden me Kamala Harris, Trump mendon se zv. presidentja do të jetë shumë herë më e mirë në debat, por ajo mbetet patetike për të.
“Mendoj se ajo do të jetë më mirë, por ajo është kaq e keqe. Ajo është shumë patetike, ajo është shumë e keqe.”
Donald Trump claimed he got President Biden out of the race and called him “an old broken down pile of crap” on top of calling Kamala Harris “pathetic.”
Super rich coming from a guy who just begged strangers for praise.
He then praised dictators while Barron sat there like a… pic.twitter.com/79oARteOih
— Art Candee 🍿🥤 (@ArtCandee) July 4, 2024
Pak pas publikimit të kësaj video ka reaguar edhe kampi i Joe Biden.
“Jo Donald. Ajo që është e keqe është heqja e të drejtës së grave, e keqja është humbja e zgjedhjeve dhe thirrja e turmës për të sulmuar Kapitolin, e keqja është të mos paguash taksat e tua”, thuhet në reagimin e ekipit të fushatës së Presidentit.
Ata po ashtu theksojnë se Trump, i cili akuzohet se ka kryer 34 vepra penale “dëshiron ta bëjë veten diktator”.
Top Channel