Pal Trashaj, 63 vjeçari i cili mesditën e djeshme piu fotoksinë para prokurorisë së SPAK ka ndërruar jetë në spital.

Ditën e djeshme, në kushte depresioni ai tentoi t’i jepte fund jetës duke pirë fotoksinë përpara dyerve të SPAK.

Pal Trashaj, banues në Lezhë prej disa orësh priste përpara dyerve të SPAK-ut pasi kishte kërkuar një takim me zyrtarët e këtij institucioni. Pasi nuk arriti të kryente takimin, Trashaj ka pirë fotoksinë. Edhe pse u bë ndërhyrja e urgjencës 63 vjeçari ndërroi jetë në spital.

Trashaj kërkonte që SPAK të merrte përsipër çështjen e grabitjes së pronës së tij nga dy përmbarues, për të cilët më herët kishte bërë një padi civile në Gjykatën e Lezhës. Ai pretendonte se kredinë e kishte shlyer dhe se veprimet e kryera për sekuestrimin e pronës së tij ishin të paligjshme.

Çështja mbeti e pazgjidhur dhe ishte ende në proces gjykimi me vite, ndërsa më herët në 2015-tën, Trashaj ishte gjobitur edhe nga gjykata e Tiranës për shkak se kishte kërcënuar me mesazhe një drejtor të një banke të nivelit të dytë.

Pal Trashaj njihet si historian në qytetin e Lezhës, ku është angazhuar në shumë aktivitete kulturore-sociale e po ashtu ka ngritur mjaft problematike për shume monumente kulturore. Për disa vite ka ushtruar edhe detyrën si Kryetar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA