Mjeku “buldozer” Edmond Gashi është larguar nga ambientet e gjykatës ditën e sotme duke vrapuar, ndërsa të gjithë momentet janë xhiruar nga kamerat e sigurisë.
Fillimisht ai qëndron në korridor, afrohet tek dera, dhe më pas rikthehet sërish në korridor. Pas disa minutash ai u largua me vrap, pasi u njoh me masën e sigurisë nga Gjykata e Tiranës.
Të gjitha momentet janë regjistruar nga kamerat, të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Mjeku i spitalit të Onkologjikut në QSUT, cili dërgonte pacientët me kancer nga QSUT në klinikën e tij private, u la në masën “arrest shtëpie” dhe akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Në bisedat e zbardhura nga Prokuroria janë komunikimet në Whatsapp mes dy mjekëve të cilët diskutojnë për pacientët, ndërkohë që në një moment mjeku Edmond Gashi cilësohet si “buldozeri” që duhet “kapur, shtrënguar dhe i duhen nxjerrë lekët”.
Top Channel